Tuesday, August 14, 2012

Laptopi më i hollë në botë nga ACER









Acer ka sjellë në treg laptopin Aspire S5 i cili është më i holli në botë. Është i pari që përmban portën THUNDERBOLT.
 Aspire S5 peshon 2.65 paund dhe është vetëm 0.44 inç i hollë ( krahasuar me MacBook Air-in e ri i cili është 0.68 inç).
Ai vjen me një ekran LED 13.3 inç me procesor të gjeneratës së tretë Intel Core i7-3517U Ivy Bridge 4GB RAM DDR3 dhe hard disk 256 GB, bluetooth 4.0 dhe webcam 1.2 mega pixel HD.(1280 x 1024).
Porta Thunderbolt ka një shpejtësi të lartë të transferimit të të dhënave i cili përmban portat HDMI dhe USB 3.0. Kohëzgjatja e baterisë është deri 6.5 orë. Çmimi i tij është 1.399.99 dollar.

No comments:

Post a Comment