Tuesday, August 14, 2012

iPad Mini dhe iPhone 5 vijnë në shtator?






Gjatë kohës së publikimit të raporteve financiare të Apple, fillojnë edhe thashethemet e shumta për produktet e reja të kompanisë. Edhe kësaj radhe nuk është ndryshe.
Kjo, pasi që tani thuhet se Apple do të lansojë iPad Mini, menjëherë pas lansimit të iPhone 5 gjatë kësaj vjeshte.
Ky burim i informacionit rrjedh nga analisti i KGI-së, Ming-Chi Kuo, i cili thotë se iPhone i ardhshëm do të lansohet në shtator, ndërsa menjëherë më pas në treg do të paraqitet edhe iPad Mini.
“iPhone 5 do të debutojë në shtator”, shkruan Ming-Chi në një blog gjatë ditës së martë. Mirëpo, sipas tij, sasia e parë për para-porosi do të jetë më e ulët për shkak të pjesëve të ndërlikuara që do t’i posedojë pajisja.

No comments:

Post a Comment